
Policia ka rrethuar Hotel ‘Ljubjana’ në Durrës sepse pritet të shembet. Mediat raportojnë se kati i parë i hotelit është tërësisht i dëmtuar, kollanat mbajtëse janë dëmtuar. Hoteli është i boshatisur, i gjithë personeli është evakuuar.
Dje, Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hoqi edhe depozitat qendrore të gazit nga hoteli.
Hoteli ndodhet në zonën e Shkëmbit të Kavajës, përballë Hotelit “Mira Mare”, tashmë të shembur dhe ku humbën jetën 3 persona.