Hoti: Kemi larguar Rusinë nga Kosova

Nga Exit News
Hoti: Kemi larguar Rusinë nga Kosova

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria e tij ka larguar ndikimin rus në rajon, e sidomos në Kosovë me marrëveshjen e Uashingtonit, raporton Koha.net.

‘’Kemi marrë ftesë në Shtëpinë e Bardhë pak muaj pasi erdhëm në qeveri. Me atë marrëveshje, e kemi largu ndikimin rus, ndikimin e Lindjes në regjion, sidomos në Kosovë. Qytetarët kanë me ia hajrin kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje do t’i shërbejë në të ardhmen qytetarëve’’, tha Hoti.

Ai tha se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka arritur Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve me DFC-në.

Sipas Hotit, marrëveshja e cila ka hyrë në fuqi, do i mundësojë Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të sjell prodhime financiare në vend. Kjo sipas tij është hap drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike nga zotimet e arritura në Uashington.

“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, shkroi Hoti në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>