Hoti për pandeminë: 4 javët e ardhshme të rrezikshme

Nga Exit News
Hoti për pandeminë: 4 javët e ardhshme të rrezikshme

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka paralajmëruar, të enjten, qytetarët e Kosovës se 3-4 javët e ardhshme do të jenë të rrezikshme sa i takon pandemisë. Në një konferencë për mediat ai i ka kërkuar qyetarëve që të mobilizohen.

Tash jemi para një situate të re, ku po presim që vaksina të shpërndahet, besoj se fazat testuese janë kaluar, kemi bërë përpjekje maksimale që të jemi në mesin e vendeve të para që marrim këtë vaksinë.

Mendoj se është krijuar një disiplinë e mirë te qytetarët për respektim të masave, por na duhet mobilizim edhe për tre-katër muajt e ardhshëm për të dalë në krye të kësaj pandemie, duke pas vëmendje në respektim të masave”, tha Hoti për mediat.

Në Kosovë, ditën e mërkurë janë regjistruar 137 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 841 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 10.890 raste aktive me koronavirus, me një total prej  49.306 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1272 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>