Hoti: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, thyerje e fushatës kundër vendit

Nga Exit News
Hoti: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, thyerje e fushatës kundër vendit

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e quajti njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli si ‘thyerje të bllokadës’ së njohjeve për vendin.

“Me marrëveshjen e sotme që derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën,” u shpreh Hoti, të hënën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve.

Të hënën, Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Në një ceremoni virtuale, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi virtuale, nënshkruan marrëveshjen për hapjen e ambasadave dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre.

Fushata kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës është një fushatë e Serbisë, e cila lobon tek vendet që ende se kanë njohur ose njohin rishtazhi pavarësinë e Kosovës, që të mos e marrin këtë vendim.

Me vendimin e sotëm, Izraeli është vendi i 117 në botë që njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>