Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pezulluar vendimin për deportimin e këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurti, Tienmu Ma.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve”
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Avokatit të Popullit për të pezulluar deportimin e tij deri në përfundim të hetimit të këtij institucioni.