Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se situata në Kosovë është e rënduar për shkak të reshjeve.
Në një njoftim zyrtar, Hoti u shpreh reshjet e fundit kanë çuar në bllokimin e disa rrugëve dhe daljen nga shtrati të disa lumenjve.
“Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike”
Hoti tha se situata po mbahet nën kontroll nga autoriteteve lokale.
Të premten dhe të shtunën në Kosovë ka patur reshje bore dhe shiu.