
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të vizitojë Francën, të martën më 7 korrik.
Hoti e bëri publike vizitën, pas lajmit se BE do të ndërmjetësoi dialogun Kosovë – Serbi në samitin Macron-Merkel.
Macron dhe Merkel do të zhvillojnë online samitin Kosovë-Serbi, të premten më 10 korrik, përpara se dialogu të rinisë te dielën, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajcak, dhe me praninë e shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrell.
Përpjekjet e shtuara të BE-së për të rinisur dialogun nisën pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Richard Grenell e shtyu pa afat takimin mes dy vendeve të planifikuar në 27 korrik, në Shtëpinë e Bardhë.
Samiti në Shtëpinë e Bardhë ndërmjwt Serbisë dhe Kosovës u shty pas publikimit të aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për krime lufte nga Prokuroria Speciale.