Gjatë vitit 2019 Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj udhëtoi jashtë shtetit së paku 3 herë në muaj.
News24 raportoi se duke iu referuar të dhënave të mbajtura nga Policia Kufitare e Rinasit, kryebashkiaku Veliaj rezulton ndër zyrtarët që lëvizin më shpesh jashtë shtetit.
Sipas të dhënave të publikuara nga News24, rezulton se vetëm në 2019 Veliaj ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione si:
Janar: Stamboll, Frankfurt, Vjenë
Mars: Milano
Prill: Romë; Vjenë
Maj: Stamboll, Venecia, Piza, Frankfurt
Qershor: Vjenë
Korrik: Londër, Vjenë, Stamboll, Frankfurt
Gusht: Romë, Rimini, Bari
Shtator: Vjenë, Romë, Frankfurt, Vjenë
Tetor: 4 fluturime në Vjenë, Frankfurt
News24 raporton se po gjatë vitit 2019 Veliaj fluturoi edhe në Paris, Amsterdam dhe Pragë. Si kryebashkiak ai ka fluturuar të paktën në 3 raste edhe me Charter, fluturime të cilat klasifikohen si të shtrenjta.
Mesatarja 3 fluturime në muaj nënkupton që – së paku – në rreth 40 ditë të vitit 2019, kryebashkiaku nuk ka qenë në Tiranë.
Ajo që i bën shqetësuese këto udhëtime, është fakti se ai i mbulon me propagandë. Videoregjistrimet e përditshme që përcjell në media zyra e tij e shtypit japin idenë se ai është gjithmonë në detyrë për pyllin orbital, për korsitë e biçikletave, shkollat dhe kopshtet e reja, apo për qendrat sociale.