
Një shtetas 65 vjeçar raportohet të ketë umbur jetën, teksa udhëtonte me urban në linjën Qendër- Senatorium.
Mendohet se personi, që sipas policisë mbetet ende i paidentifikuar, ka pësuar arrest kardiak.
Në media është shpërndarë njofrimi i Policisë së Shtetit mbi ngjarjen, si vijon:
“Tiranë/Informacione paraprake
Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz”.