Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni tha se ka përafrim të qëndrimeve mes Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.
“Përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni, për REL.
Ai sqaroi se deri tani diskutimet kanë qënë për çështjen e të zhdukurve, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik.
Më 7 shtator, në Bruksel të dyja vendet do të diskutojnë për çështjen politike. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.