Hyseni, Kosova dhe Serbia qendrime të përafërta për njohjen reciproke

Nga Exit News
Hyseni, Kosova dhe Serbia qendrime të përafërta për njohjen reciproke

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni tha se ka përafrim të qëndrimeve mes Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni, për REL.

Ai sqaroi se deri tani diskutimet kanë qënë për çështjen e të zhdukurve, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik.

Më 7 shtator, në Bruksel të dyja vendet do të diskutojnë për çështjen politike. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe  presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>