I dërguari i BE-së Lajçak dhe kryeparlamentarja Osmani diskutojnë nisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Nga Exit News
I dërguari i BE-së Lajçak dhe kryeparlamentarja Osmani diskutojnë nisjen e dialogut Kosovë-Serbi

I Dërguari Special i BE, Mirosllav Lajçak dhe Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani diskutuan përgatitjet sa më shpejt që të jetë e mundur për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë Lajcak, në një postim në Tëitter në mërkurën.

Diskutim shumë i nevojshëm dhe i dobishëm me kryetaren e Parlamentit të Kosovës @VjosaOsmaniMP. Diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ramë dakort për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë.

Osmani është një nga politikanët e vjetër në Kosovë që është kundër një marrëveshje për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Javën e kaluar, kryediplomatit të BE Josep Borrell sugjeroi që BE të pranonte një marrëveshje të tillë nëse të dy vendet bien dakord për të.

Osmani reagoi menjëherë pas deklaratës së Borrell.

“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë që të përmbahen nga legjitimimi i ideve të prapambetura në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Çdo zgjidhje e propozuar që nuk ka një bazë të fortë në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës do të refuzohet me vendosmëri nga populli ynë, ” shkroi Osmani në Twitter të martën si përgjigje ndaj deklaratës së Borrell.

Në një veprim befasues, Lajçak gjithashtu kundërshtoi shefin e tij duke deklaruar se çështja nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e axhendës së dialogut.

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë janë akuzuar se kanë negociuar në mënyrë të fshehtë një marrëveshje të shkëmbimit të territoresh gjatë dy vitet e fundit dhe se kanë rënë dakord për të në parim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>