
Turqia rrit me 800,000 numrin total të të infektuarve me koronavirus nga nisja e pandemisë, pas ndryshimit që qeveria i bëri përkufizimit të “të infektuarve”.
Qeveria turke vendosi të numërojë si raste me koronavirus të gjithë ata qytetarë që rezultojnë pozitiv për Covid-19 pas testimit.
Derimë tani qeveria llogariste si të infektuar vetëm ata qytetarë të cilët shtroheshin në spital për shkak të virusit.
Pas këtij ri-përkufizimi, numri total i të infektuarve nga nisja e pandemisë në Turqi u rrit me 800,000 persona, duke kaluar shifrën totale prej 1,8 milionë qytetarë.
Numri total i viktimave nga Covid-19 në Turqi është 16,199.