Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.
Në një njoftim zyrtar, ILD argumenton se gjyqtarja Hoxha ka ka kryer shkelje të rënda ligjore, ka dhënë vendime të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit dhe ka zhvilluar procese gjyqësore të njëanshme në kundërshtim me ligjin.
“Bazuar në faktin që shkelja disiplinore në rastin konkret përbën “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ndaj magjistrates Enkelejda Hoxha të jepet masa disiplinore“Shkarkim nga detyra”, e parashikuar nga neni 111 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.”
Enkeleda Hoxha, gjyqtarja e Krujës, ishte shndërruar në avokatin mbrojtës të disa nga kriminelëve më të rrezikshëm.
Në një artikull të mëparshëm Exit ka shkruar se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën