Indi, arrestohen dhjetra gazetarë për publikimin e lajmeve mbi Covid-19

Nga Exit News
Indi, arrestohen dhjetra gazetarë për publikimin e lajmeve mbi Covid-19

Në Indi, policia ka arrestuar, keqtrajtuar dhe paditur më shumë se 50 gazetarë për raportimet mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit nga qeveria. Pjesa më e madhe e tyre janë gazetarë të pavarur, të cilët punojnë në zonat rurale të Indisë.

Kryeministri i Indisë, Narenda Modi ka qënë i qartë më pronarët e mediave në vend, para izolimin të vendit, duke i urdhëruar të japin lajme pozitive, të adresojnë problemin me lajmet e rreme dhe të mos kritikojnë qeverinë, raporton The Guardian.

Qeveria ju drejtua edhe gjykatës së lartë me justifikimin se në një vend ku gjysëm të vërtetat qarkullojnë në median sociale, në disa raste të përhapura nga politikanët, dhe trajtime të dyshimta publikohen, media duhet t’i referohet dhe të publikojë versionin zyrtar për çdo lajm mbi koronavirusin. Ankesa e qeverisë u pranua dhe gjykata urdhëroi mediat të zbatojnë vendimin.

India ka qënë një nga vendet më të prekura nga pandemia, pas SHBA-ve dhe Brazilit me 1, 58 milionë persona të infektuar dhe 38 mijë të vdekur. Vendi, javën e kaluar vendi filloi të dalë nga izolimi pas 10 javëve, me probleme ekonomike dhe një numër të lartë të të papunëve.

India ka rënë dy vende në Indeksin e Lirisë së Medias, duke u renditur e 142-ta nga 180 vende në total.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>