India miraton vaksinën ruse Sputnik V

Nga Exit News
India miraton vaksinën ruse Sputnik V

India miratoi të martën përdorimin emergjent të vaksinës ruse Sputink V.

Kompania farmaceutike Dr Reddy’s Laboratories njoftoi se ka marrë leje nga Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave në Indi për të importuar vaksinën.

India, deri më tani, ka marrë mbi 100 milionë doza të dy vaksinave të prodhuara në këtë vend: Covaxin dhe Covishield.

Covishield është version i vaksinës së kompanisë  AstraZeneca.

India është duke u përballur me një numër rekord të infeksioneve të reja me koronavirus dhe të viktimave. Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan mbi 168,000 raste të reja dhe 904 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në Indi janë rregjistruar mbi 13.5 milionë raste me koronavirus dhe mbi 170,000 viktima.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme