India rregjistroi një numër rekord rastesh me koronavirus të enjten. Sipas autoriteteve shëndetësore janë rregjistruar 379,257 raste të reja në 24 orë dhe 3,645 viktima.
India është duke kaluar valën më të rëndë të pandemisë.
Spitalet e saj janë të mbipopulluara, ndërsa raportohet për mungesa ilaçesh, përfshirë oksigjenin.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se do të dërgojnë mbi 100 milionë dollarë furnizime në Indi, përfshirë 1,000 bombola oksigjeni, 15 milionë maska dhe një milion teste të shpejta diagnostikuese.