
Kreu i Kishës së Greqisë, Kryepeshkopi Ieronymos, 82 vjeç ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe po trajtohet me simptoma të lehta në një spital të Athinës, njoftoi media Greke të enjten.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u takua me Kryepeshkopin në 14 nëntor u testua dy herë në shtatë ditët e kaluara dhe rezultoi negativi.
Ai u testua një herë para takimit të tij me klerikun, dhe një herë para se të udhëtonte në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi qeveria në një deklaratë zyrtare.
“Duke marrë parasysh këtë, ekspertët rekomandojnë që nuk ka asnjë arsye për karantinë paraprake,” tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, duke shtuar se qeveria i uron Ieronymos një shërim të shpejtë.