
Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire rezultoi pozitiv me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ai ku në një status në rrjetet sociale shkruan:
“Kam rezultuar pozitiv me Covid-19 sonte. Në përputhje me rregullat e qeverisë jam vetizoluar në shtëpinë time.”
Ende nuk dihet ku është infektuar ministri Le Maire. Gjatë javës së kaluar ai ka patur takime me zyrtarë të parlamentit dhe qeverisë gjermane.