Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) kërkon nga kryeministri Albin Kurti “transparencë rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi” duke i kujtuar se gjatë kohës që ishte në opozitë ai e ka kërkuar vazhdimisht llogaridhënin për këtë proces në Kuvend.
Në një letër publike IDK-ja thotë se qeveria nuk ka raportuar në Kuvend as para dhe as pas takimit të Kurtit me Vuçiçin në Bruksel më 15 qershor lidhur me pozicionin e saj mbi çështjet e diskutuara.
Sipas IDK-së mungesa e transparencës po thellohet edhe sot, kur në Bruksel po mbahet takim i kryenegociatorit, Besnik Bislimi zyrtarë të BE, ndërkohë që Kuvendi dhe as publiku nuk janë njoftuar, për temat që do të diskutohen si dhe qëndrimin që do të paraqesë qeveria e Kosovës.
Ky institut i bën thirrje Kurtit se raportimi është përgjegjësi kushtetuese dhe vlerë e qeverisjes së përgjegjshme ndaj kërkon që sa më parë ti drejtohet Kuvendit të Kosovës.
Sot në Bruksel po mbahen takime mes BE-së dhe delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Të nesërmen këto takime do të zhvillohen mes palës serbe dhe përfaqësuesve të BE-së.
Pas takimeve të ndara, palët do të kenë edhe një takim të përbashkët më 25 korrik me ndërmjetësimin e BE-së.