Vizita e Kryeministrit Rama në Bruksel javën e fundit ishte këmbanë nga e shkuara për drejtuesit e BE-së. Shqipëria, një nga katër vendet kandidate, është në veçanti e interesuar për të vazhduar në hapin e radhës në rrugën e integrimit evropian. Por qeveria e Ramës po përballet me akuzat për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe kjo tregon gjithashtu se si politikat e BE-së kundrejt vendeve të Ballkanit perëndimor janë bërë të dobëta.
Në periudhën para takimit të Ramës me Presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, opozita shqipëtare bëri akuza serioze për lidhjen e qeverisë me disa grupe të krimit të organizuar.
Edhe pse Tusk nuk ju përgjigjë akuzave të bëra kundrejt të ftuarit të tij mesazhi i Tusk ishte i thjeshtë dhe i qartë: Pa përmirësime të zbatimit të ligjit, Shqipëria nuk do të përparojë në hapjen e negociatave formale.
Deri më tani, nga gjashtë vendet e rajonit vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur bisedimet për anëtarësim me BE-në. Ndërsa BE-ja për shkak të Brexit ka neglizhuar dhe ka dobësuar veprimet e saj politike.
Integrimi në BE, për vendet e ngeçura në dhomën e pritjes së BE-së, si Shqipëria, duket shumë i largët. Drejtuesit e BE-së nuk janë të interesuar për rajonin, i cili duket se është pranë një krize të re politike.
Sigurisht, BE-ja ka qënë e zënë me çështje të tjera, si Brexit, reforma në Eurozone apo kriza e emigrantëve. Por edhe lodhja e vendeve anëtare me zgjerimin e evropës, ka ulur mundësinë e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE, të paktën për të ardhmen e afërt. Por largimi i vëmendjes së BE-së mund të rezultojë në një lëvizje taktike e gabuar. Pa angazhimin, drejtimi dhe mbikqyrjen e Brukselit, rajoni po rrëshket me shpejtësi në zakonet e vjetra të këqija.
Në fakt mos vullneti i BE-së për zgjerim vetëm ka zgjatur rezistencën ndaj zbatimit të reformave në rajon. Si pasojë e kësaj politike si BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë po humbin besim tek njëri-tjetri. Çështjet e qevrisjes vazhdojnë të mbeten të paadresuara, klasa politike në këto vende po shkon drejt autokracisë dhe qeverisjes së korruptuar.
Përfundimi është cinizmi i këtyre vendeve kundrejt BE-së dhe përkeqësimi i jetës së qytetarëve dhe ulja e mbështetjes së publikut kundrejt BE-së në vendet e Ballkanit.
Kryesisht gabimi qendron tek politikat e ndjekura nga BE-ja, e cila “që nga koha e Jugosllavisë në vitet 1990 është përpjekur të stabilizojë rajonin e Ballkanit perëndimorë, në fillim duke i ofruar “prespektivën e anëtarësimit”, e më pas fondet e strukturuara — një qasje e përshkruar si kulaci pa kërbacin”.
Përmbledhje e artikullit të botuar sot “Neglizhenca e rrezikshme e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor” në median International Policy Digest. Përgatitur nga Exit.al