Investitorët e huaj, Shqipëria e papërshtatshme për biznes, ka korrupsion – Pikat kryesore të vrojtimit

Investitorët e huaj, Shqipëria e papërshtatshme për biznes, ka korrupsion – Pikat kryesore të vrojtimit

72 për qind investitorëve të huaj mendojnë se korrupsioni është problemi kryesor në Shqipëri e 64 për qind e tyre e cilësojnë vendin të papërshtatshëm për të bërë biznes. Këto janë përfundimet kryesore të sondazhit të realizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA).

Në Indeksin e Mjedisit të Biznesit janë intervistuar 70 sipërmarrës të fushave të ndryshme, gjatë periudhës dhjetor 2016- janar 2017.

Përfundimet kryesore të sondazhit janë:

  • Pengesat kryesore të investitorëve të huaj në Shqipëri janë sistemi gjyqësor (78 për qind e të intervistuarve) , korrupsioni(72 për qind) , ndryshimet e shpeshta të ligjeve dhe procedurave të taksave (67 për qind) dhe konkurrenca e pandershme (66 për qind).
  • Krahasuar me një vit më parë të gjithë këto tregues janë përkeqësuar me 1 deri në 12 pikë. Përkeqësim më ë thellë ka shënuar korrupsioni, nga 60 për qind e të intervistuarve që e vlerësonin si problemin kresor  në vitin 2015, në 72 për qind në vitin 2016.
  • Sipas investitorëve, faktorët që do të ndikonin në rritjen e performancës së kompanisë janë lufta ndaj korrupsionit (78 për qind), sundimi i ligjit (68 për qind) dhe formalizimi i ekonomisë (68 për qind).
  • 64 për qind e investitorëve të huaj mendojnë se Shqipëria nuk është një vend i favorshëm për të bërë biznes.
  • 70 për qind e të intervistuarve janë kundër drafttligjit të Ministrisë së Ekonomisë për anëtarësimin e detyrueshëm për të gjitha bizneset në Dhomat shtetërore të Tregtisë dhe Industrisë. Vetëm 8 për qind janë pro këtij projektligji.
  • 70 për qind e investitorëve mendojnë se procesi i rimbursimit të TVSH-së nga autoritetet tatimore është i vështirë.
  • 69 për qind e tyre mendojnë se sistemi i infomacionit për taksat shpeshherë është inkonsistent.
  • 63 për qind e investitorëve shprehen se bizneset do të ishin të gatshëm të paguanin më shumë taksa nëse korrupsioni do të ishte më i ulët.
  • 71 për qind e investitorëve janë përgjigjur se përdorimi i lidhjeve personale e politike mund të ndryshojë rezultatet e një auditi apo inspektimi.
  • 63 për qind e tyre kanë thënë se ryshfeti apo dhuratat mund të ndikojnë në rezultatet e një auditi apo inspektimi.
  • Pritshmëritë kryesore të investitorëve të huaj në Shqipëri lidhur me reformën në drejtësi janë lufta ndaj korrupsionit, forcimi i ligjit dhe përmirësimi i sistemit gjyqësor.
  • Gjithsesi besimi i tyre se kjo gjë do të ndodhë mbetet i ulët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>