Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif akuzoi të enjten Presidentin e SHBA, Donald Tramp se po përpiqet të krijojë një pretekst për të sulmuar Iranin.
Zarif shkroi në Twitter:
“Në vend të luftojë Covid-in në SHBA, Donald Tramp dhe bashkëpunëtorët e tij shpërdorojnë miliarda për të dërguar B52 dhe ushtarë në rajonin tonë. Inteligjenca nga Iraku tregojnë për një komplot për të trilluar pretekstin për luftë. ”
Husein Dehghan, këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, paralajmëroi Trampin në “që të mos e kthejë Vitin e Ri në ditë zie për amerikanët”, raporton Reuters.
“Unë pashë në lajme se Amerikanët janë në gatishmëri nga frika e hakmarrjes (mbi vrasjen e Soleimanit) dhe kanë dërguar dy bombardues B-52 mbi Gjirin Persik. Të gjitha bazat e tyre ushtarake në rajon janë të mbuluara nga raketat tona. Unë këshilloj të dëbuarin e Shtëpisë së Bardhë (Tramp) të mos e kthejë Vitin e Ri në ditë zie për amerikanët,”
Ushtria amerikane dërgoi dy bombardues B-52, të aftë për të mbajtur bomba bërthamore, në Lindjen e Mesme si mesazh parandalimi për Iranin, por bombarduesit kanë lënë rajonin.
Pentagoni njoftoi të enjten se aeroplanmbajtësi Nimitz, i cili ishte në brigjet e Somalisë, do të kthehej në shtëpi. Disa zyrtarë amerikanë thanë se lëvizja mund të shihet një përpjekje për të ulur tensionet në rajon.
Në ditët e fundit është rritur shqetësimi dhe vigjilenca për atë që forcat e mbështetura nga Irani mund të bëjnë në prag të përvjetorit të sulmit me dronë në 3 janar 2020 në Irak që vrau gjeneralin e lartë iranian Kasem Soleimani, tha zyrtari.
Uashingtoni fajëson milicinë e mbështetur nga Irani për sulme me raketa në objektet e SHBA në Irak, përfshirë pranë ambasadën. Asnjë grup i mbështetur nga Irani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.
Irani po përgatitet të mbajë një ceremoni në përvjetorit të vrasjes së Soleimani.
“Irani nuk kërkon luftë por do të mbrojë HAPUR & DREJTËSISHT njerëzit e tij, sigurinë dhe interesat jetike”, shtoi ministri i Jashtëm Zarif.