
Irani njoftoi se ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin amerikan Trump për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleiman, raportojnë mediat iraniane.
Prokuroria e Teheranit tha se 36 personat e përfshirë në vrasjen e gjenerali janë identifikuar, përfshirë edhe zyrtarët politik dhe ushtarak të SHBA-ve dhe vendeve të tjera, sipas medias qeveritare në Iran.
Në janar 2020, SHBA-të vranë gjeneralin e lartë iranian Soleimani. Pas vrasjes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u godit nga 3 raketa.