Irani nisi të martën testimin e vaksinës së saj vendase kundër Covid-19.
Personi i parë që u testua me këtë vaksinë ishte Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lartë Mohammad Mokhber.
Ministri i Shëndetësisë Saeed Namaki tha se “ky ishte një mesazh për popullin iranian që ne tashmë besojmë në atë që do t’iu injektojmë njerëzve tanë dhe nëse ka ndonjë ndërlikim, të gjithë ne dhe familjet tona, do t’i pranojnë ato me dëshirë”.
Ai tha se Irani do të ishte në gjendje të prodhonte rreth 1.5 milionë doza vaksinash në muaj brenda disa javësh.
Rreth 55 000 iranianë kanë humbur jetën nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Më shumë se 1.2 milionë njerëz janë infektuar.