Irlanda vazhdon dëbimin e shqiptarëve pa u lejuar të aplikojnë për azil

Nga Exit News
Irlanda vazhdon dëbimin e shqiptarëve pa u lejuar të aplikojnë për azil

1730 shqiptarëve iu mohua hyrja në Irlandë në vitin 2019, duke i bërë shqiptarët grupin më të madh të të refuzuarve në këtë vend.

Vende të tjera në 10 vendet më të refuzuara përfshijnë Brazilin, Afrikën e Jugut, Bolivinë, Gjeorgjinë, Kinënë, Amerikën, Zimbabven, Pakistanin dhe Indinë.

Shqipëria kishte mbi 1000 refuzime më shumë sesa vendi i dytë, Brazili, me 720 raste.

Irlanda e klasifikon Shqipërinë si një vend të sigurt të origjinës që do të thotë se individët që vijnë nga atje nuk kanë nevojë për mbrojtje apo azil. Pavarësisht kësaj, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët u rrit, kryesisht duke deklaruar si arsye gjakmarrjen ose përndjekjen politike.

Shifrat e raportuara nga autoritetet irlandeze u trefishuan gjatë vitit 2019.

Megjithëse Irlanda në disa raste i arrestoi shqiptarët që tentonin të emigronin në shkelje të ligjit, përsëri, shqiptarët kryesojnë listën e nacionaliteteve më të ndaluara.

Në fillim të këtij viti, u zbulua se shtetasit shqiptarë po dëboheshin nga Irlanda, në mënyrë të paligjshme, para se të mund të kërkonin azil.

Ministri irlandez i Drejtësisë Charlie Flannagan pranoi se kontrollet e imigracionit ishin zhvendosur që në zbitjen nga aeroplani, dhe nuk bëhej më tek pika e kontrollit të pasaportave. Kjo do të thotë që shqiptarët dërgoheshin direkt mbrapsht pa pasur mundësi të paraqesin kërkesën për azil.

Kjo përbën shkelje të ligjit për refugjatët, ligjin evropian për të drejtat e njeriut dhe ligjeve të BE-së, të cilat Irlanda është e detyruar t’i zbatojë.

Parimi i mos-refuzimit, i cili është si në ligjin për refugjatët ashtu edhe në ligjin e të drejtave të njeriut, do të thotë që një individ ka të drejtë të mos kthehet në një vend ku janë në rrezik. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut deklaron se kjo kërkon “vlerësim të rreptë të rrezikut”.

Ligji për të drejtat e njeriut thotë gjithashtu se ndalohet  dëbimi kolektiv i të huajve. Kjo do të thotë që secili individ që hyn në vend duhet të vlerësohet mbi ligjshmërinë e pranisë së tyre, madje edhe atyre që u është refuzuar hyrja në shtet. Këto të drejta sigurohen sipas nenit 15 të Ligjit për mbrojtjen ndërkombëtarer dhe zbatohen edhe nëse individi vjen nga një “vend i sigurt origjine” siç është Shqipëria.

Ligji gjithashtu pranon që ata që kërkojnë mbrojtje mund të detyrohen të udhëtojnë me dokumente false.

Vlen të përmendet se ardhja nga një vend i sigurt i origjinës nuk e pengon një individ të kërkojë azil. Kjo kërkon që shteti përkatës të bëjë ekzaminim individual të kërkesës për të siguruar që vendi është i sigurt për atë person. Por duket se ky parim nuk zbatohet në Irlandë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>