Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj do të dhurojë 2 respiratorë për Sanatoriumin

Nga Exit News
Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj do të dhurojë 2 respiratorë për Sanatoriumin

Ish-deputeti demokrat dhe sipërmarrësi Agron Shehaj do t’i dhurojë 2 respiratorë spitalit Shefqet Ndroqi, për të ndihmuar mjekët në luftën kundër Covid-19.

Gjatë një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu në Opinion mbrëmjen e së mërkurës, Zoti Shehaj  tha se i ka porositur respiratorët dhe se po punon që të vijnë sa më parë:

“Jam në kontakt me spitalin Shefqet Ndroqi dhe më thanë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për respiratorë.

Respiratori sot bën diferencën mes jetës dhe vdekjes.

Mjekët janë përballë zgjedhjes kë të shpëtojnë dhe kujt t;i heqin respiratorin. 

Kam vendosur t’i dhuroj 2 respiratorë në spitalin e Sanatoriumit. I kam porositur dhe jam duke u munduar që të vijnë sa më parë.”

Zoti Shehaj i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë për të bërë të mundur blerjen e më shumë respiratorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>