Ish- drejtori juridik i ERE, Eduart Elezi: Linja e re e shkëmbimit të energjisë me Kosovën jashtë funksionit për shkak të abuzimit të OST me fondet.

Ish- drejtori juridik i ERE, Eduart Elezi: Linja e re e shkëmbimit të energjisë me Kosovën jashtë funksionit për shkak të abuzimit të OST me fondet.

Dy muaj pas inagurimit të linjës 400 kw të interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë,  një investim prej 70 milionë euro, 4 shtylla të tensionit të lartë janë rrëzuar. Kjo ka sjell bllokimin e transmetimit të energjisë nga njëri vend në tjetrin.

Rikujtojmë se në atë kohë kryeministri Rama, duke u shprehur për impaktin e jashtëzakonshëm që linja do të kishte në vend, ia dedikoi përfundimin e projektit marrëveshjes së Minishengenit.

Për 4 vite Kosova s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjetie uropian, sepse pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës, me kushtin që të ishte i lidhur me të. Ky është Shengeni Rajonal. Kështu zgjidhen projektet që kanë rëndësi shumë të mëdha, dhe mbeten peng i sherreve të mëdha, që i ka penguar shqiptarëve të shohin përtej hundës së tyre,” do tw shprehej ai.

Eduart Elezi, ish-drejtor juridik i ERE, në një intervistë për BalkanWeb, ka shpjeguar shkaqet e dështimit të këtij investimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe dëmin financiar që i ka shkaktuar shtetit shqiptar.

Kjo linjë 400 kw, e para është problematike mënyra sesi është ndërtuar linja, cilësia e materialeve dhe cilësia e punimeve. Kjo ka sjell një dëm goxha të konsiderueshëm, sidomos për KESH, e cila nuk ka arritur që të vendos në funksion dy kontrata që ka me Kosovën, atë të shkëmbimit të energjisë elektrike dhe të depozitimit të saj, në të cilën ajo mund të merrte një të ardhur më të mirë sesa në shitjen e energjisë elektrike tek tregtarët e energjisë”, tha ai.

10 vite pas marrjes së borxhit për këtë linjë, teksa Shqipëria ka shlyer gjysmën e kredisë për ndërtimin e saj, ky investim nuk ka arritur të jetë frytdhënës.

Sipas Elezit, linja është e financuar nga Deutsch Bank, por ndjekja e punimeve ka qënë detyrim i OST,  në mënyrë që të garantohej cilësia e punimeve për linjën 400 kw.

Pjesë e lejes për të transmetuar energjinë për këtë linjë sipas z.Elezi është Zyra e Ankandeve dhe Kapaciteteve në Malin e Zi, e cila menaxhon të gjitha kapacitet e Ballkanit. Për linjën 400 kw, çdo riparim apo leje për transmetim, duhet të jepet nga kjo zyrë.

OST duhej patjetër ta kishte vendosur në funksion, por gjithsesi kjo linjë është në kuadër të asaj dhe ata nominojnë  kapacitet për OST; në momentin që kjo linjë nuk ka siguri, kapacitet e nominuara nga zyra e ankandeve të kapaciteteve do jenë zero. Kështu që, kjo është një kosto e shkaktuar konsumatorit shqiptar sepse duke mos pasur të ardhura nga nominimi i kapaciteteve të kësaj linje, normalisht ka një kosto që shkakton OST-ja në tregun e konsumatorit shqiptar”, tha Elezi.

70 milionë euro investim mendohet se janë shpërdoruar për shkak të tenderëve të dyshimtë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, që kanë rezultuar në cilësi të dobët të punimeve, duke e nxjerr linjën e transmetimit jashtë funksiononit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>