Ish gjyqtari Markelian Kuqo ankimon shkarkimin e tij në KPA

Nga Exit News
Ish gjyqtari Markelian Kuqo ankimon shkarkimin e tij në KPA

Ish gjyqtari Markelian Kuqo ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një njoftim zyrtar, KPA njofton se ish gjyqtari Kuqo ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

KLGJ shkarkoi nga detyra gjyqtarit Markelian Kuqo në 10 dhjetor.

Kërkesa për shkarkim erdhi nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili argumentoi se vendimi i Kuqo për lirimin e Gerd Gjeneralit cenon figurën e gjyqtarit.

Metani theksoi se lirimi me kusht i një të dënuar përsëritës për vepra të rënda penale, përbën rrezik për komunitetin.

Historiku i ngjarjeve

Më 3 gusht, ILD rekomandoi shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, pasi ka liruar nga burgu, në mënyrë të dyshimtë, Gerd Gjeneralin, i njohur si një prej ‘të fortëve të Tiranës’.

Gjyqtari i Korçës Kuqo, në shkurt 2019, vendosi lirimin me kusht të Gerd Gjeneralit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali në vitin 1997.

Pas vendimit për lirimin e Gjeneralit, Ministria e Drejtësisë kërkoi hetimin e rastit.

Gerd Gjenerali (Gjinarari) ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në fillim të viteve 2000, për akuzën e vrasjes për hakmarrje të Naim Zyberit dhe dy shqiptarëve të tjerë.

Ai u transferua në Shqipëri në vitin 2014 për të vuajtur dënimin. Katër vjet pasi u trasferua në Shqipëri ai ka kërkuar në Gjykatën e Korçës lirimin me kusht dhe pas rreth 10 seancash gjyqtari Markelian Kuqo ka pranuar kërkesën e tij.

Shkak për pranimin e kërkesës së lirisë me kusht ishin sipas gjyqtarit Kuqo, se ai “ka bërë përpjekje për shuarjen e pasojave të veprave penale” dhe se ka normalizuar plotësisht “marrëdhëniet me trashgimtarët e viktimave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>