Ish-kryeministri britanik Blair dënon tërheqjen e trupave nga Afganistani

Nga Exit News
Ish-kryeministri britanik Blair dënon tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ish-kryeministri britanik Tony Blair e ka përshkruar tërheqjen e SHBA nga Afganistani si “tragjike, të rrezikshme dhe të panevojshme” në deklaratën e tij të parë që nga rënia e Kabulit ndaj talebanëve të dielën e kaluar.

Blair drejtonte Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA në 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ai tha se largimi i trupave aleate do të bënte të lumtur shumë grupet xhihadiste në të gjithë botën.

Blair tha gjithashtu se Britania ka një “detyrim moral” për të qëndruar në Afganistan derisa “të evakohen të gjithë ata që duhet”.

Ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste shkroi në faqen e tij të internetit: “Ne duhet të evakuojmë dhe të strehojmë ata afganë që na ndihmuan dhe na qëndruan pranë dhe që kanë të drejtë të kërkojnë që ne të jemi pranë tyre.”

Ai shtoi se kjo nuk duhet të bëhet “me detyrim, por nga një ndjenjë e thellë e humanizmi dhe përgjegjësise”.

Blair tha se vendimi për t’u tërhequr nga Afganistani ishte nxitur nga politika dhe iu referua përfundimit të “luftërave përgjithmonë” – një frazë e përdorur nga Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fushatës së tij elektorale.

“Ne nuk kishim nevojë ta bënim atë. Ne zgjodhëm ta bëjmë atë,” shkroi ai.

Blair pranoi gabimet që ishin bërë në Afganistan, por “reagimi ndaj gabimeve tona ka qenë për fat të keq gabime të mëtejshme”.

Rusia, Kina dhe Irani do të përfitojnë, shtoi ai. Blair thekson se kjo lëvizje do t’i bëjë tashmë jo të besueshme premtimet që do të japin në të ardhmen udhëheqësit perëndimorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>