Ish-ministrja e jashtme greke debat me Ramën: Erdogani prishi marrëveshjen e detit Greqi-Shqipëri

Nga Exit News
Ish-ministrja e jashtme greke debat me Ramën: Erdogani prishi marrëveshjen e detit Greqi-Shqipëri

Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakoyannis dhe kryeministri Edi Rama kanë debatuar, të mërkurën, për ndërhyrjen e Turqisë në anulimin e marrëveshjes së detit të vitit 2009, mes Greqisë e Shqipërisë.

Gjatë forumit të organizuar në Athinë nga revista ekonomike ‘The Economist’, ish-ministrja greke tha se ‘ të gjithë e dimë që  Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje.’

Ajo akuzoi drejtëpërdrejtë Turqinë dhe ndikimin e saj në Shqipëri:

“U mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje.”

Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-ministres duke thënë se nga takimet e tij të shumta me presidentin Erdogan, asnjëherë nuk ka dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje të kishte pasur interes për Turqinë:

“Më duhet të kundërshtoj Dorën. Që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh poshtë. Asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>