Ishujt e Greqisë rrezikojnë të mbyllen sërisht

Nga Exit News
Ishujt e Greqisë rrezikojnë të mbyllen sërisht

Ishujt e Zakynthos, Tinos, Lefkadhws, Santorinit, Paros dhe Rodit rrezikojnë të mbyllen për shkak të numrave të të infektuarve me Covid-19.

Ndërkohë, ishulli i Mikonos u mbyll për një javë — muzika në bare u ndalua, si dhe u vendos ora policore pas mesnatës.

Greqia raportoi të enjten gati 2,700 raste të reja ndërsa shtrimet në spitale gjithashtu kanë pasur një rritje.

Sipas të dhënave të siguruara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), pothuajse të gjitha rajonet greke janë në të kuqe.

Bllokimet e mundshme do t’i jepnin një goditje të rëndë turizmit, pasi vendi shpresonte që kjo verë të kompensojë pjesërisht humbjet e vitit të kaluar.

Gjithsej 62.8% e grekëve kanë marrë dozën e parë dhe vetëm 55% janë plotësisht të vaksinuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>