
Një grup karabinierësh të policisë italiane janë arrestuar pasi hetimet zbuluan një mori krimesh të pretenduara se kanë ndodhur në kazermë.
Karabinierët e qytetit Piacenza dyshohen për trafikim droge, shantazh dhe torturë.
Pjesa më e madhe e krimeve të pretenduara kanë ndodhur në javët kur Italia u bllokua për shkak të karantinës.
Karabinierët i sillnin drogën shpërndarësve të cilët kishin mbetur në shtëpi të mbyllur për shkak të rregullave, tregoi prokurorja e çështjes.
Të dyshuarit që ishin marrë në pyetje ishin keqtrajtuar dhe torturuar.
Nga 12 persona të hetuar, pesë janë në arrest me burg dhe një i gjashtë në arrest shtëpie.