Itali, kapen 333 kg kokainë, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

Nga Exit News
Itali, kapen 333 kg kokainë, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

Policia italiane sekuestroi sot 330 kilogramë kokainë të pastër dhe arrestoi 4 persona, një prej të cilëve mediat thonë se është shqiptarë.

Droga vinte nga Brazili dhe u kap në Masa Karrara (Massa Carrara) pasi ishte nxjerrë dhe transportuar rreth 30 kilometra larg portit të La Specjas (La Spezia) në veriperëndim të Italisë. Ajo ishte fshehur mes një ngarkese me pllaka graniti.

Ora News rpoartoi se shqiptari i arrestuar është një 43-vjeçar nga Berati, i cili nuk kishte precedensë penale në Itali, por dodhej atje në shkelje të rregullave të qëndrimit.

Kapja e kësaj ngarkese kthen në vëmendje faktin se gjithmonë e më shumë shqiptarët po përfshihen në transportin direkt nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha me kokainë.

Në 2 vitet e fundit vetëm në Shqipëri janë kapur rreth 750 kilogramë kokainë, e ardhur nga Amerika e Jugut me linjë detare dhe policia nuk ka mundur t’i lidhë me asnjë bandë kriminale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>