
Italia regjistroi 947 raste të reja të të infektuarve me koronavirus ditën e premte, shifra më e lartë ditore prej datës 14 Maj kur vendi ishte ende në masa të ndalim-qarkullimit.
Numri total i rasteve tashmë ka shkuar në 257,065.
Nëntë viktima nga Covid-19 të shënuara në 24 orët e fundit e çuan totalin në 35,427.
Javën e kaluar qeveria italiane detyroi pushuesit që ktheheshin nga Greqia, Malta, Spanja dhe Kroacia të testohen nëse janë të infektuar apo jo.
Tashmë, Roma po konsideron edhe futjen e Francës në këtë listë.