
Italia raportoi 364 vdekje nga koronavirusi të enjten, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve të reja u ul në 11,831 nga 22,211 i një dite më parë.
Në total, Italia numuron 74,985 vdekje nga COVID-19 që prej 21 shkurtit, bilanci më i rëndë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë.
Italia ka raportuar gjithashtu 2,141,207 raste deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.