
Autoritetet kanë raportuar 492 viktima nga COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 275,179 testime të kryera rezultuan pozitivë 14,372 persona, rreth 1 mijë më pak se të mërkurën.
Raporti mes testimeve të kryera dhe rasteve ka mbetur i pandryshuar, 5.2%.
Gjatë 24 orëve të fundit, 17,220 persona janë shëruar.
Numri i personave të shtruar në terapi intensive është ulur me 64 ndërsa totali është 2,288.