
Italia ka regjistruar rritje të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet raportuan për 541 viktima, rreth 25% më shumë nga 420 që ishin një ditë më parë.
Pothuajse e njejta rritje shfaqet edhe tek numri i rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 10,593 persona, ndësa dje 8,561.
Megjithatë, shtimi i numri të rasteve vjen si pasojë e rritjes së testimeve pasi incidenca, krahasuar me një ditë më parë është më e ulët, 4.1% përkundër 5.9% që ishte të hënën.
Ministria e Shëndetësisë raporton rënie edhe në numrin e shtrimeve në spital dhe terapitë intensive.
Ndërkohë autoritetet mjekësore kanë bërë të ditur se numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në vend është 302.