![Italia Koronavirus Duomo Lombardia Italia bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambjentet e jashtme](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/Italia-Koronavirus-Duomo-Lombardia.jpg)
Italia e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe ën ambjentet e jashtme, në një përpjekje për të ulur infeksionet në rritje të Covid-19.
Vendi ka pasur një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja në dy muajt e fundit, megjithëse numrat janë akoma shumë më të ulët se ato të regjistruara në vendet e tjera si Franca, Spanja dhe Britania.
Qeveria italiane miratoi gjithashtu një dekret për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme Covid-19 deri më 31 janar.