Italia do të shtyjë gjendjen e emergjencës deri në tetor

Nga Exit News
Italia do të shtyjë gjendjen e emergjencës deri në tetor

Qeveria italiane do të shtyjë gjendjen e emergjencës deri në 31 tetor për shkak të pandemisë se Covid-19, raporton Politico.eu.

Të martën, kryeministri italian Giuseppe Conte do të informojë senatorët në lidhje me këtë nismë të qeverisë dhe të mërkurën parlamentin.

“Qeveria do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 31 tetor vetëm pas një miratimit në parlament,”pohoi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Italia shpalli gjendjen e emergjencës në fund të janarit, gjendje e cila përfundon në fund të korrikut.

Italia rregjistron që nga fillimi i pandemisë, 246 mijë të infektuar dhe 35 112 viktima.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>