Italia ka shënuar 7 992 raste të reja me COVID-19, dhe 674 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore.
Në krahasim me një ditë më parë shifrat janë pothuajse të njejta dhe kjo shihet me shqetësim nga qeveria.
Mediat italiane njoftojnë se qeveria ka vendosur të fusë vendin në karantinë totale prej 26 dhjetorit, deri më 6 janar.
Kufizimet përfshijnë edhe numrin e personave që mund të ftohen në shtëpi për festat, jo më shumë se 2 të rritur, ndërkohë që nuk do të ketë kufizim për fëmijët nën 14 vjeç.
Gjatë kësaj periudhe parashikohet që i gjithë vendi të jetë zonë e kuqe në ditë pushimesh dhe zonë portokalli në ditët e punës.
Njoftimi për masat e reja pritet të jepet nga kryeministri Konte në orët në vijim.