Ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi se dozat e treta të vaksinave të Covid-19 do të administrohen vpër grupet e njerëzve “klinikisht të prekshëm” këtë muaj.
Speranza sugjeroi gjithashtu se vendi së shpejti mund t’i bëjë të detyrueshme vaksinat për të gjithë italianët, siç ishte lajmëruar javën e kaluar nga kryeministri Mario Draghi gjatë një konference për shtyp.
Draghi tha se italianët mund të detyrohen të marrin vaksinën, edhe pa miratimin e plotë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të japë miratimin e saj të kushtëzuar për katër vaksina.
Ministri i administratës publike Renato Brunetta këshilloi hartimin e nje ligji për detyrimin e vaksinës nëse vendi nuk arrin një nivel vaksinimi midis 80% dhe 90%.
Italia regjistroi 3,361 raste të reja të hënën dhe 52 të tjerë vdiqën nga koronavirusi, pasi numri i vdekjeve në vend tani është 129,567.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Statistikave (ISTAT), jetëgjatësia në Itali-e cila renditet e dyta pas vetëm Japonisë për sa i përket pjesëmarrjes më të madhe të njerëzve të moshuar-ra me 1.2 vjet në vitin 2020 për shkak të Covid-19, duke rënë në 82.