Italia ka hequr detyrimin e karantinës për udhëtarët shqiptarë nëse ata paraqesin:
Një test negativ Covid-19.
Një test serologjik.
Certifikatën e vaksinimit me dy doza me një prej vaksinave të njohura nga autoritetet e BE-së, si AstraZeneca, Johnson&Johnson, Pfizer dhe Moderna.
Formularin elektronik të vetëdeklarimit.
Ky rregull është i vlefshmë nga data 30 gusht deri më 25 tetor.
Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, udhëtarët duhet t’i nënshtrohen një karantine 5 ditore në adresën e treguar në Formularin e Vetëdeklarimit.