Italia ka ndaluar hyrjen dhe tranzitin për 13 vende të botës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Italia ka ndaluar hyrjen dhe tranzitin për 13 vende të botës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut

Udhëtarët që gjatë 14 ditëve të fundit kanë qendruar ose kanë kaluar tranzit Armeni, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje Hercegovina, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Peru dhe Republika Domenikane nuk do të lejohen të hyjnë në Itali.

“Me qëllim garantimin e mbrojtjes së shëndetit publik, janë ndaluar fluturimet direkt dhe transit nga dhe prej vendeve të lartpërmendura”, shpjegoi ministri italian i Shëndetësisë.

Urdhëri u firmos nga ministri i shëndetësisë pas bisedimit me ministrin e brendshëm dhe të transporteve.

“Në botë pandemia është në fazën më akute. Nuk mund të hedhim në ajër sakrificat e bëra deri më tani, nga italainët. Dhe për këtë arsye zgjodhëm të jemi të kujdesshëm”, tha ministri.

Ndërsa qytetarët do të lejohen qytetarët italianë që jetojnë ose kalojnë në një prej këtyre 13 vendeve. Por sapo të hyjnë në Itali ata duhet të izolohen për 14 ditë.

 

Publikuar në La Repubblica/Përshtatur nga Exit News

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme