Në Itali janë raportuar 17455 raste pozitive me COVID-19 nga 257024 teste të kryera në 24 orët e fundit.
Numri i viktimave u rrit me 192 duke e çuar totalin në 97,699 që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6847 persona ndërsa autoritetet raportojnë se vetëm 30% e shtretërve të spitaleve janë të zënë me pacientë të infektuar.
Italia ka vaksinuar rreth 4.2 milionë persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.