
Italia ka njoftuar se baret dhe klubet e natës do të mbyllen në të gjithë vendin nga dita e hënë.
Mbajtja e maskës në publik është gjithashtu e detyrueshme për italianët nga ora 18:00 deri në orën 06:00 aty ku distanca sociale nuk është e mundur të ruhet.
Masat u morën përmes dekretit të firmosur nga ministri i shëndetësisë Roberto Speranca dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në 7 shtator.
Vendimi vjen pasi numri i të infektuarve të rinj vijon të rritet në Itali, me mbi 600 raste të reja të raportuara ditën e shtunë.