Italia ka shënuar më shumë se sa 500 raste të reja të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke u kthyer pas në shifrat e majit, raporton The Guardian.
Pjesa më e madhe e atyre që kanë dalë pozitiv janë infektuar në Kroaci, Spanjë , Greqi dhe Maltë.
Ditën e shtunë në Itali u regjistruan 629 raste të reja.
Ministri i Shëndetësisë Roberti Speranza lajmëroi se çdo person që kthehet nga këto vende duhet të kryejë testin Covid-19.
Deri më tani Italia ka arritur të mbajë në kontroll infektimet e reja, por duket se mjafton një javë e nxehtë gushti për të çbërë luftën e deritanishme.