Italia: Mbyll baret dhe restorantet, këshillon mësimin online

Nga Exit News
Italia: Mbyll baret dhe restorantet, këshillon mësimin online

Qeveria italiane vendosi mbylljen e palestrave, pishinave, teatrove dhe kinemave, si dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 18:00, përveç ditës së dielë dhe festave. Ndërsa shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të zhvillojnë 75 % të mësimit online. Këto masa do të jenë në fuqi nga 26 tetori deri më 24 nentor.

Kryeministri Conte do të dalë në 13:30 në një konferencë për shtyp, për t’iu adresuar vendit. Më poshtë mund të lexoni të gjitha masat e reja kufizuese të miratuara nga qeveria italiane:

— Restorantet dhe baret do të mbyllen pas orës 18:00. Ndalohet konsumimi i alkoolit dhe ushqimit si në ambjentet e brendshme dhe në ambjentet e jashtme. Lejohen dërgesat në shtëpi. Lejohen të gjitha restorantet me porosi që mund të merren dhe të konsumohen në shtëpi deri pas mesnate.

— Shkollat fillore dhe kopshtet qendrojnë të hapura, ndërsa shkollat 9 vjeçare dhe të mesme duhet të zhvillojnë 75% të mësimit online. Universitetet duhet të ndërthurrin mësimin online me praninë fizike.

— Këshillohen të gjithë qytetarët të mos lëvizin jashtë qytetit ku banojnë, me mjete publike. Përjashtohen vetëm rastet e punës dhe të domosdoshme.

— Mbyllet të gjitha qendrat e qyteteve pas orës 21:00. Lejohet kalimi vetëm për shitësit ambulantë.

— Këshillohet puna nga shtëpia për bizneset dhe administratën publike.

— Ndalohet festat në vende të hapura dhe të mbyllura, qoftë për dasma dhe për ceremoni fetare.

— Ndalohen festat dhe grumbullimet në banesat private.

— Mbyllen të gjitha teatrot, kinematë dhe parqet tematike ose të argëtimit.

— Mbyllet palestrat, pishinat, qendrat e bukurisë dhe qendrat termale. Mund të praktikohet sporti vetëm në ambjente të hapura, vetëm, dhe në respektim të distancimit social.

— Ndalohet të gjitha veprimtarinë në skuadër, si në ambjente të hapura dhe ato të mbyllura. Qendrojnë të hapura të gjitha aktivitetet sportive kombëtare pa tifozë.

— Mbyllen qendrat e skiimit, panairet, qendrat e konferencave.

— Qendrojnë të hapura muzetë dhe vendet e kulturës, sipas protokollit të sigurisë.

— Kufizohet vizitat në strukturat e rikuperimit fizik dhe shëndetësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>