
Italia mbylli misionin e evakuimit në Afganistan, të premten. Avioni i fundit me 110 persona, ndër to 58 afganë, konsulli Tommaso Claudi, ambasadori Stefano Pontecorvo, Përfaqësuesi i Lartë Civil i NATO -s dhe karabinierët e Toskanës të cilët kishin mbetur në Afganistan. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm Di Maio.
“Dua të falenderoj karabinierët e Toskanës sepse pa to nuk do të mund të siguronim praninë e konsullit dhe ambasadorit”, u shpreh Di Maio për median.
“Jemi vendi i parë në BE për numrin e afganëve të evakuuar”, theksoi Di Maio.
Ndërsa ambasadori italian në Afganistan Pontecorvo u shpreh se afganët të cilët duan të largohen nga vendi mund të përdorin rrugët tokësore.