Italia ndalon tifozët britanik të hyjnë në stadium për ndeshjen Angli-Ukrainë

Nga Exit News
Italia ndalon tifozët britanik të hyjnë në stadium për ndeshjen Angli-Ukrainë

Italai ka ndaluar tifozët nga Britania e Madhe të hyjnë në stadiumin e Romës, për ndeshjen çerekfinale të Anglisë me Ukrainën, për Euro 2020, të shtunën edhe nëse kanë një biletë, për shkak të kufizimeve të koronavirusit, tha të enjten Ambasada Italiane në Londër, sipas Reuters.

“Kushdo që ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 ditët e fundit, pavarësisht nga kombësia ose vendbanimi i tyre, nuk do të pranohet në stadium, edhe nëse ka një biletë”, shkruhet në deklaratë.

“Vetëm ata që mund të provojnë se kanë kryer karantinën në Itali të paktën për 6 ditë dhe kanë test të Covid-19 pas karantinës do të lejohen në Olimpico Stadio”, theksohet në deklaratë.

Italia është në listën e vendeve të sigurta në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa që nga 21 qershori, qeveria italiane ka vendosur masa më të rrepta karantine për këdo që mbërrin në vend nga Britania e Madhe.

Shoqata Angleze e Futbollit tha të mërkurën se “nuk do të shesë asnjë biletë përmes England Supporters Travel Club për këtë ndeshje” për shkak të kufizimeve të udhëtimit në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>